Fitorja 2-1 e Kosovës ndaj Çekisë në Prishtinë ka bërë bujë jo vetëm në mediet shqiptare. Kanë qenë të shumtë personalitet, edhe ata jashtë futbollit, që kanë bërë postime në rrjetet sociale pas kësaj fitoreje. Kryeministri Edi Rama nuk ka munguar me postimin e tij, ndërsa Presidenti Ilir Meta e ndoqi ndeshjen “live” në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Por postimi më i veçantë ishte ai i trajnerit gjerman të Liverpulit, Jurgen Klop. Trajneri fitues i Ligës së Kampionëve sezonin e fundit është frymëzuar nga Kosova dhe ka postuar një foto të vitit 1997, ku futbollistët kosovarë shfaqen duke u larë një përrua, në kushte të mjerueshme, ndërsa poshtë kësaj fotoje ka postuar renditjen e Grupit A në eliminatoret e Euro 2020, ku Kosova mban vendin e parë.

Trajneri Jurgen Klop shpjegon edhe domethënien e fotos. “Nëse më pyesnin çfarë është futbolli, do t’ju tregoj këtë foto. Nuk ka rëndësi kush je dhe nga vjen, vetëm puno fort dhe mos u dorëzo. Lojë e bukur”, – shkruan trajneri gjerman, pastaj edhe një zemër dhe duartrokitje, sigurisht për kosovarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.