Sociale

Çelet sezoni turistik në Shëngjin

Në Shëngjin të Lezhës ka nisur sezoni turistik, pas hapjes së tij zyrtarisht me 25 prill, kur erdhën turistët e parë nga vendet rusishtfolëse.

Shëngjini ka qenë ndër vite një atraksion për turistët vendas dhe të huaj. Për vetë qytetin e Lezhës turizmi detar është një shtyllë kryesore për stabilitetin ekonomik, sidomos pas luhatjeve nga pandemia ku bizneset ishin pothuajse në falimentim.

Më herët ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka deklaruar se, “këtë vit presim të kemi një sezon turistik më të mirë se viti i kaluar. Vaksinimi i punonjësve të sektorit të turizmit na ndihmon që të kemi një sezon të plotë duke arritur shifrat e vitit 2019”.

Si çdo vit tjetër, edhe sivjet pritet që numri më i madh i vizitorëve të jenë nga Kosova.  Vetëm gjatë fundjavës së parë të prillit në Shqipëri erdhën mbi 30 mijë kosovarë dhe shpenzuan mbi 10 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë