Futboll

Ceferin kërkon ndjesë për shortin: Nuk ishte gabim njerëzor, por gabim i UEFA-s!

Numri 1 i futbollit europian ka folur se fundi për gafën që u bë gjatë hedhjes së shortit të fazës së 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. Aleksandër Ceferin ka kërkuar ndjesë publikisht, duke pranuar se ishte një gabim i rëndë i UEFA-s.

“Nuk ishte një gabim njerëzor, ishte një gabim i UEFA-s dhe për këtë u kërkojmë ndjesë të gjithëve”, - ka theksuar Ceferin për atë që ndodhi të hënën në Nion, ku shorti u hodh dy herë, sepse në të parin doli çifti Mançester Junajtid-Vilarreal, që nuk mund të dilte dhe që më pas shkaktoi shumë reagime dhe ngriti dyshime të forta.

Momenti kur Arshavin terhoqi goglen e gabuar ne short. Gazeta Si, 16 dhjetor 2021

"Vareshim nga teknologjia dhe ndoshta nuk duhet të jemi kaq të varur”, - ka shtuar slloveni gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

"Morëm informacion se diçka nuk po shkonte me ‘software’-in. UEFA kontaktoi më pas me personat përgjegjës për këtë defekt dhe u vendos që i gjithë shorti duhej të përsëritej, sepse nuk dihej me saktësi kur ishte bërë gabimi. Vendimi ynë ishte për të qenë transparentë dhe duhet të mësojmë për të ardhmen. Është shumë shpejt për të ditur pasojat e mundshme”, - tha në fund kreu i UEFA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë