Jete & Stil

Cappadocia, vendi magjik i balonave dhe pishinave shpellore

Riviera turke është padyshim një ndër vendet që të mahnit me bukurisë e saj sapo të shkelesh në atë vend.

 Plazhet ekzotike, rëra e pastër, kaltërsia e ujit, hotelet luksoze  janë elementet kryesorë të cilat të bëjnë të rezervosh disa ditë pushime në Turqi.

Tradita turke e gërshetuar me elemente perendimore shfaqet si një përjetim unik për turistet e panumërt.

Destinacioni i  pëlqyer nga shumë të huaj është gjithashtu Kapadokia. Ky vend që ndryshe quhet vendi i balonave , njihet edhe për pishinat shpellore, të cilat ofrojnë pamje mahnitëse.

Shpellat në Kapadokia përdoreshin si shtëpi dhe strehimore nga shekulli 19’të deri më 1961, por tani ato janë dhoma luksoze që vijnë me pishina brenda, kondicioner ajri,  WI-FI, dhe arredim mjaft i rehatshëm.

Më poshtë ju sjellim disa pamje mahnitëse nga pishinat më mahnitëse të këtij vendi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë