Politike

Cakaj takon Grenell në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka marrëveshje për ndarje të Kosovës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka takuar në Shtëpinë e Bardhë të dërguarin special të Presidentit Trump për Negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Ambasadorin Richard Grenell.

Siç thonë byrimet zyrtare diskutimi i tyre u përqëndrua në marrëveshjen e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, gjithashtu dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.
Më pas në një postim në rrjetin social "Facebook" Cakaj theksoi se s'ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Burimet zyrtare thanë se Cakaj u shpreh se pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë