Ushqim

Çaji popullor që ul shkallën e vdekshmërisë me një të tretën dhe rrit jetëgjatësinë

Mesa duket, paska qenë shumë e thjeshtë të jetojmë më gjatë. Sipas ekspertëve dhe studimeve, pirja e këtij çaji mund të rritë jetëgjatësinë tuaj.
Një person duhet të jetë i përkushtuar në një mënyrë jetese të shëndetshme. Një mënyrë jetese e shëndetshme do të nënkuptonte respektimin e një diete të shëndetshme dhe ushtrimeve të rregullta. Pirja e një kamomili është provuar se ndihmon në një jetë më të shëndetshme dhe rrit jetëgjatësinë.
Kamomili nuk është vetëm një ilaç popullor bimor dhe një trajtim i shijshëm, gjithashtu ka një ndikim pozitiv në shëndetin e dikujt dhe mund të rrisë jetëgjatësinë. Një studim i kryer në Degën Mjekësore të Universitetit të Teksasit, analizoi 1677 burra dhe gra amerikanë dhe meksikanë, të gjithë mbi 60 vjeç dhe analizuan sesi konsumimi i çajit të kamomilit ndihmoi në jetëgjatësi. Studimi zbuloi se çaji ndihmoi në uljen e rrezikut të vdekshmërisë me gati një të tretën në krahasim me ata që nuk e pinë çajin. Sipas autorëve të studimit, hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se çaji i zi dhe jeshil janë të lidhur me probleme të zvogëluara të zemrës, një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit dhe nivele më të ulët të vdekshmërisë.
Një nga mekanizmat më të rëndësishëm në çajin e kamomilit është vetia e tij e fuqishme antioksiduese dhe antibakteriale. Aftësia e kamomilit për të rritur jetëgjatësinë e dikujt kontribuohet nga aftësia e tij e fortë për të qetësuar dhe relaksuar nervat. Një faktor i domosdoshëm pasi stresi është një nga shkaqet kryesore të shumë rreziqeve serioze shëndetësore. Shumë studime kanë treguar efektivitetin e kamomilit në ndihmën për të zvogëluar stresin tek individët, duke ulur kështu rrezikun e kushteve të sëmundjes kronike.
Në një studim të botuar në "Journal of Agricultural and Food Chemistry", janë parë efektet metabolike të konsumit të kamomilit. “Mostrat ditore të urinës u mblodhën nga vullnetarët gjatë një periudhe gjashtë javore duke përfshirë një periudhë fillestare dy-javore, dy javë përodrim ditor të çajit të kamomilit dhe një fazë dy-javore pas trajtimit. Studimi arriti në përfundimin se çaji i kamomilit përmban veti që rrisin imunitetin duke ndihmuar në rritjen e jetëgjatësisë.
"Kamomili është përdorur tradicionalisht për pagjumësi, çështje të menstruacioneve, ulçera, inflamacion, dhimbje të muskujve dhe shqetësime të tretjes," tha  revista "Plant Medicine".
Studiuesit thanë se kamomili përmban shumë përbërës mjekësorë siç është apigenina që pengon rritjen e qelizave kancerogjene.
Përfitime të tjera të çajit të kamomilit
Krijuar nga lule të thata kamomili, çaji i kamomilit përmban veti antibakteriale dhe antiinflamatore. Falë përmbajtjes së tij antibakteriale, çaji i kamomilit mund të ndihmojë në zvogëlimin e shfaqjes së puçrrave. Pasi që stresi mund të shkaktojë çarje, efektet qetësuese të çajit të kamomilit ndihmojnë për të parandaluar këtë.
Çaji i kamomili gjithashtu mund të kurojë njollat dhe qeset poshtë syrit. Gjithashtu, për shkak se përmban kuercetinit flavonoid, kamomili mund të sigurojë mbrojtje nga dëmtimi i diellit.
Burimi:Express. Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë