Politike

Bylykbashi: Pse Akti Normativ për qiratë ka zero fuqi ligjore

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi shpjegon përmes një postimi në faqen e tij në Facebook se Akti Normativ për qiratë që u publikua sot në Fletoren Zyrtare ka zero fuqi juridike me argumentin se kontratat e qirave mes privatëve bazohen në Kodin Civil dhe se ky akt normativ nuk mund të dalë mbi Kodin.

“Kush nuk paguan sot qeratë do të duhet t’i paguajë një më një më vonë vlerën mujore të qirasë. As gjobat sa pesë fishi i qirasë nuk kanë asnjë vlerë. Ja, do kalojë gjendja e jashtëzakonshme dhe akti normativ do hidhet në kosh, por detyrimi për qeratë e papaguara mbetet i pashlyer.

Nëse ndokush do që të shtyjë apo pezullojë pagesën e qirasë duhet të negociojë duke përdorur klauzolën e "forcës madhore".

Fundja njerzillëku nuk ka vdekur dhe të gjithë jemi koshientë për situatën. Nëse ka mosmarrëveshje, përsëri në gjykatë do të përfundojnë dhe aty akti normativ nuk pi ujë para Kodit Civil, se kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese që në 2013”, thotë Bylykbashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë