Futboll

Buzëqesh Interi, derbi është zikaltër

Me dy gola të shënuar nga Brozoviç dhe Lukaku, në pjesën e dytë, Interi ka fituar derbin me Milanin, duke regjistruar kështu fitoren e katërt në po kaq ndeshje në kampionat. Një fitore e merituar për ekipin e drejtuar nga trajneri Antonio Konte, që e interpretoi më mirë ndeshjen.

Milani në anën tjetër vërtetoi se nuk ka krijuar ende një fizionomi të qartë loje dhe se i duhet shumë punë që të gjejë ekuilibrin e duhur. Për golin e parë të shënuar nga Brozoviç, i ndihmuar edhe nga një devijim, u desh konsultimi me VAR-in. Milani pati një rast të mirë me Suson në pjesën e parë, por nuk ia doli të shënonte.

Koreografia e tifozëve të Milanit para derbit ishte vërtet spektalolare, por skuadra nuk u fali buzëqeshje me lojë dhe rezultat. Këtë kënaqësi e patën interistët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë