Kombetarja

Bushi shpall listën e Shpresave, sa shumë kuqezinj nga Superiorja

Është një moment i mirë për futbollin shqiptar. Skuadrat tona kanë shkëlqyer në Europë, duke u kaluar të gjitha turin e parë, ndërkohë që është për t’u evidentuar faktin se futbolli ynë po prodhon talente dhe një gjeneratë e artë ndoshta është duke ardhur.

Në listën e Kombëtares U-21 bëjnë pjesë jo pak, por 12 futbollistë nga kampionati ynë. Trajneri Alban Bushi ka shpallur pak më parë listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjet me Austrinë dhe Andorrën, që luhen më 4 dhe 8 shtator. Tirana, Laçi dhe Apolonia janë skuadrat me më shumë përfaqësues në këtë listë, nga 3 lojtarë secila. Muçi, Ismajlgeci dhe Çelhaka janë tre lojtarët që po spikasin me Tiranën dhe nuk mund të mungonin në këtë listë. Apolonia ka portierin Harizaj, kapitenin Sota dhe sulmuesin Mihana, kurse Laçi mbrojtësin Selmani, mesfushorin Shehu dhe sulmuesin Xhixha.

Pjesa tjetër e listës së Bushit përbëhet nga lojtarë që vijnë nga kampionatet e huaja, ku veçohen Xhakomo Vrioni i Juventusit, Emiljano Bullari i Olimpiakosit dhe Armando Dobra i Ipsuiçit.

Lista e Kombëtares U-21. Gazeta Si, 28 gusht 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë