Kombetarja

Bushi shpall listën e Shpresave për dy miqësoret me Poloninë dhe Azerbajxhanin

Gazeta Si – Shqipëria U-21 do të luajë këtë muaj dy miqësore ndaj Polonisë dhe Azerbajxhanit. Trajneri Alban Bushi ka shpallur sot listën me 24 lojtarët e ftuar për këto dy teste, që do të zhvillohen në Turqi.

Në listë bëjnë pjesë emra që kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21, por edhe të rinj. Janë thirrur edhe lojtrë të kampionatit shqiptar, si Smajli dhe Alivoda nga Vllaznia, Nikqi nga Tirana apo Buxhelaj nga Partizani.

Trajneri i Kombetares U-21, Alban Bushi. Gazeta Si, 16 mars 2023

Miqësorja e parë është ajo ndaj Azerbajxhanit më 23 mars, ndërsa pas 4 ditësh do të zhvillohet edhe miqësorja tjetër me Poloninë. Trajneri Bushi ka mundësinë të testojë grupin për të bërë në të ardhmen përzgjedhjet e duhura për ndeshjet eliminatore të Europianit.

Eliminatoret fillojnë në shtator dhe Shqipëria bën pjesë në Grupin E, bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë