Kombetarja

Bushi publikon listën e Shpresave për kualifikueset ndaj Rumanisë dhe Armenisë

Gazeta Si – Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka shpallur sot listën me 23 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e para kualifikuese të Europianit të 2025-ës. Kuqezinjtë e vegjël do të ndeshen më 8 shtator me Armeninë në transfertë dhe më pas me Rumaninë më 12 shtator, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Shqipëria U-21 bën pjesë në Grupin E, ku veç Rumanisë dhe Armenisë, ka si kundërshtarë edhe Zvicrën, Finlandën dhe Malin e Zi.

Lista e trajnerit Bushi. Gazeta Si, 30 gusht 2023

Në listën e trajnerit Bushi bëjnë pjesë lojtarë që vijnë nga skuadra të huaja, por edhe të tjerë që aktivizohen në kampionatin shqiptar, si Buxhelaj dhe Preka të Partizanit, Smajli i Vllaznisë apo Qefalija i Tiranës.

Skuadra do të gurmbullohet më 2 shtator në Stambolll, ku do të stërvitet për 4 ditë, pasi më 6 shtator do të udhëtojë drejt Armenisë. Kuqezinjtë do të kthehen në Shqipëri më 9 shtator. Trajneri Bushi do të dalë ditën e enjte në një konferencë shtypi, ku do të flasë për listën dhe dy ndeshjet e para kualifikuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë