Kombetarja

Bushi nxjerr listën e U-21, disa prurje të reja nga Superliga dhe Seria A

Në prag të tre ndeshjeve të qershorit, trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar. Do të jenë 25 lojtarë të thirrur nga Bushi, ku mes tyre nuk mungojnë edhe emrat surprizë që thirren për herë të parë në ekipin kombëtar, ose kapërcejnë ekipet e moshave. Gurpi i madh i lojtarëve do të provohen në ndeshjen eliminatore Turqinë dhe në dy ndeshje të tjera miqësore me Uellsin.

Kështu në portë, me kalimin e Gentian Selmanit në kombëtaren A, Bushi ka bërë disa ndryshime, duke thirrur Dajsinanin, Andrea Hoxhën nga Vinterthuri dhe Romeo Hajrizajn nga Apolonia. Për herë të parë në kombëtaren U-21 vijnë pesë futbollistë të tjerë. Kleandro Lleshi nga Leganes, Anxhelo Ndrecka i Kievos, Serxho Kalaj i Lacios, Aristidi Kolaj i Sasuolos dhe Patrik Bardhi i Kastriotit. Këtyre futbollistëve iu bashkohen në këtë grumbullim edhe disa të tjerë me eksperiencën, si Esad Mala i Partizanit, Bullari, Vrioni, Zeka, Zejenjllahu, Tafa dhe Sula.

Pas publikimit të kësaj liste, trajneri Bushi ka dalë në një konferencë për mediet, ku tha se ndeshjet janë shumë të vështira dhe grupi i zgjeruar i lojtarëve që ai ka thirrur është për këtë qëllim. Sipas Bushit ndeshja më 7 qershor me Turqinë do të jetë vendimtare për objektivat e ekipit “Shpresa”, pasi në dy ndeshjet e para është grumbulluar vetëm 1 pikë. Më tej trajneri kuqezi tha se në tre ndeshje, ai do i provojë të gjithë lojtarët e thirrur, pasi dëshiron që t’ju jap të gjithëve një shans.

https://youtu.be/WwHJOPwIQyU

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë