Ekonomi

Bursat e çelin keq javën me raundin e ri të tarifave doganore SHBA-Kinë

Hapja e javës është shfaqur pesimiste për bursat europiane për shkak të rikthimit të luftës së tarifave doganore me Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Presidenti i SHBA-ve Trump, duke bërë me dije zhvillimet modeste të negociatave në harkun kohor të pesë muajve dhe tentativave të Pekinit për të riparë kushtet, ka deklaruar një rritje të tarifave mbi produktet kineze duke nisur nga dita e premte. Të gjitha indekset kryesore të aksioneve europiane kanë regjistruar humbje prej 1.5% deri në 2%.

Luksi, makinat dhe sektori teknologjik më të goditurit

Mes më të mëdhenjve të Piazza Affari në Milano kanë nisur javën në rënie titujt që janë më shumë të lidhur me tregtinë me Kinën; sektorët e teknologjisë, të luksit dhe sektori i makinave, por edhe sektori i prodhimit të naftës së papërpunuar ka shënuar rënie me mbi 2%: Stmicroelectronics në fushën e teknologjisë së lartë, Saipem në shërbimet për industrinë e naftës, Salvatore Ferragamo, Moncler dhe Ferrari në sektorin e luksit, Fiat Chrysler Automobiles në sektorin e makinave. Performanca e Cnh Industrial, një prodhues i makinerive bujqësore dhe të ndërtimit, e nisi javën me pesimizëm.

Zhyten bursat kineze: -5,58% Shanghai, -3% Hong Kong

Por ato që kanë ndjerë më rëndë peshën e njoftimit të rifillimit të luftës tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës kane qenë bursat kineze dhe ato aziatike: Indeksi i Shangait ka rënë me 5.58%, pasi shënoi edhe një defiçit më të lartë se 6%, ai i Shenzenit ra me 7.5, Hong Kongu me 3%. Bursa e Tokios është ende e mbyllur për shkak të abdikimit të Perandorit Akihito dhe kurorëzimit të djalit të tij Naruhito.

Në një sërë statusesh në tweeter të publikuara dje, presidenti i SHBA-ve ka qartësuar se negociatat me Kinën vazhdojnë por “shumë ngadalë” dhe ai ka denoncuar gjithashtu tentativat e Pekinit për të rinegociuar. Mes të cilave vendimin për të shpënë tarifat nga 10% në 25% për mbi 200 miliardë dollarë të produkteve kineze të importit. Përpos kësaj ka kërcënuar për tarifa të reja në nivelin e 25% mbi produkte të tjera kineze me një vlerë prej 325 miliardë dollarë.

“Gjithçka është e mundur prej Trump - shpjegon Margaret Yang i CMC Markets Singapore. Ai po kërkon të ushtrojë presion mbi Kinën për të përfituar koncesione dhe përshpejtimin e bisedimeve me kërcënimet tarifore dhe rritjen e tarifave mund të përmbahen nëse Kina do të lehtësojë pozicionin e saj. Megjithatë, perspektivat janë kaq të komplikuara dhe të paparashikueshme që pjesëmarrësit e tregut mund të zgjedhin të qëndrojnë jashtë lojës dhe të presin që mjegulla të qartësohet. Në rastin më të keq, një rifillim i luftës tregtare do të peshojë në rritjen ekonomike të Kinës, veçanërisht në eksportin e produkteve elektronike. Kjo ndoshta do të detyrojë politikëbërësit kinezë të zbatojnë më shumë stimuj për të rritur konsumin e brendshëm në mënyrë që të kompensojnë ndikimin e një përkeqësimi në mjedisin tregtar ".

Përgjigjje e menjëhershme nga Pekini

Banka Qendrore Kineze vendosi shkurtim me tre pikë përqindjeje të normave të interesit për rezervat e detyrueshme të bankave të vogla. Një masë mbështetëse në kontekstin e luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara. Norma në fjalë ulet në 8% duke filluar nga 15 maji nga 11% aktuale. Ky veprim do të krijojë 280 miliardë juanë (37 miliardë euro) fonde shtesë për të inkurajuar investimet.

Nafta në rënie me 2%, zhvlerësohet huani

Fuçia e naftës së papërpunuar rezulton në Brent në korrik me 69.3 dollarë për fuçi dhe WTI në qershor me 60.48 dollarë për fuçi. Euro / dollar i qëndrueshëm nën 1.12 në 1.119 (1.115 të premten në mbrëmje). Yuan humbet terren kundrejt dollarit dhe kursi i këmbimit dollar-juan rritet në 6.77. Kursi i këmbimit euro / juan rritet në 7.6039 nga 7.54 të premten.

BTp, spreadi zgjerohet lehtësisht në 258 pikë.

Në rritje aksionet BTp/Bund në valën e rikthimit tq erërave të luftës tregtare SHBA-Kinë.
Diferenca e rendimentit midis referencës 10-vjeçare BTp (Isin IT0005365165) dhe titullit gjerman të të njëjtit maturim është tregtuar në fakt 258 pikë (baza), nga 253 pikë që është mbyllur të premten e kaluar. BTp (10 vjeçar) rezultoi gjithashtu në rritje, në 2.58% nga 2.55% në ditën e mëparshme. Në përgjithësi, në tregun e obligacioneve sovrane, blerjet favorizojnë vendet kryesore europiane (yield-i në obligacione 10-vjeçar kthehet në 0.01%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë