Politike

Burgosja e Fredi Belerit, ministri i jashtëm grek: Shkarkimi i tij do të përkeqësonte marrëdhëniet mes dy vendeve

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis, është shprehur se burgosja e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri është i paligjshëm dhe cenon shtetin e së drejtës.

Në një intervistë për ERT ministri Gerapetritis tha se qeveria greke që në fillim ka ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm për lirimin e tij nga qelia, por edhe për betimin si kryebashkiak, duke vënë në dukje se këto çojnë në një tension të përshkallëzuar.

“Me mënyrën se si funksionon, pala shqiptare me siguri po ia fut vetes”, vuri në dukje Gerapetritis, duke paralajmëruar se shkarkimi Fredi Belerit do të nënkuptonte një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Gerapetritis deklaroi prerazi se nuk ka sesi të vazhdojë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kur ka një shkelje të tillë të shtetit ligjor dhe prezumimit të pafajësisë së Fredi Belerit.

Ai theksoi se mënyra e trajtimit të çështjes përbën një pengesë serioze në rrugën e Shqipërisë drejt familjes europiane.

Ministri i Jashtëm grek shtoi se tensioni i krijuar nuk është aspak i dobishëm për Shqipërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë