Komunitet

Burg për bixhozin ilegal? Rama: Mund të ndryshojmë Kodin Penal

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ka pasur një presion shumë të fortë nga lobet e fuqishme politike të lojërave të fatit për të shtyrë vendimin për mbylljen e plotë të tyre.
I ftuar në emisionin “Shqiptaarët për shqiptarët”, në ‘News 24’, Rama pranoi se ka qenë i vetmi bashkë me deputetin socialist Erion Barçe që kanë këmbëngulur ta çojnë para këtë projektligj deri në miratimin e tij në Kuvend.

“Unë me deputetin Braçe ishim të vetmit që refuzuam ta shtynim edhe më shumë këtë gjë, jo vetëm bastet, sepse fuqia e lobeve ishte e madhe. Por u vendos të shtyhej deri në 31 dhjetor të këtij viti, - tha kreu i qeverisë. – U futëm në një betejë për të ndaluar pjesën informale dhe burimet kriminale të financimit. Kjo është një sfidë e deklaruar që në ditën e fitores së zgjedhjeve. Kjo është një çmenduri që duhet të ndalojë, pasi lojërat e fatit, janë një ves që rrënon familjet shqiptare”.

Rama u shpreh se është i bndur se të gjitha pikat e bsteve do të mbyllen në datën 1 janar 2019, por pohoi se po shikohet mundësia që të ndërhyhet në Kodin Penal për ata persona që do t’i mbajnë hapur në mënyrë ilegale.

“Që nga 1 janari unë jam i bindur që shumica do t’i mbyllë vetë. Nuk diskutohet që do jetë sfida e bixhozit illegal, por legjislacioni do të ndërhyjë edhe me Kod Penal. Franca e ka me burg edhe nëse organizon një sallon bastesh, shkon 3 vjet burg, ndaj nuk është diçka ekstreme edhe këtu, - vijoi ai. - Sepse këta njerëz që e kanë këtë sëmundje do të ndihmohen të dalin nga kjo gjendje”.

Kryeministri foli edhe për bastet online, për të cilat, sipas tij është duke u punuar që të gjendet një zgjidhje për t’i mbyllur, edhe pse është pak e vështirë.

“E kemi mbyllur online, e kemi pezulluar edhe këtë gjë. Po përpiqemi të ndërtojmë një sistem bllokimi të atyre faqeve. Mund të mbyllet një faqe online, por ata mund ndërrojnë kodet, por ne po punojmë për t’i ndaluar dhe t’i fusin në procesin e daljes nga kjo sëmundje, sepse bastet morën superxhiro, ndaj duhej të ndaloheshin”.

Gjatë bisedës, Rama tregoi edhe një episod, kur para 28 vjetësh kishte provuaar fatin për të fituar në një lojë bixhozi në rrugë në Gjermani, që ai e përshkroi kështu: “Unë kam luajtur një herë dhe ka qenë viti ‘92 në Berlin, duke ecur aty, ishte bixhozi legal, ishte loja me tre kupa e një gogël, kishte turq e arab që e luanin e mblidheshin njerëzit. Vendosje 5 marka, unë humba dhe nuk luajta më. Praktikisht aty nuk fitonte njeri. Atëherë 5 marka ishin shumë”.

Rama theeksoi se për personat e punësuar në pikat e basteve dhe që do mbesin pa punë pas 1 janarit, do ketë “kurse kualifikimi dhe do u afrohet një punë tjetër. Nuk ka mungesë pune, ka mungesë dëshire e vullneti për t’u trajnuar e kualifikuar, nuk është se mungojnë vende pune”, - shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë