Drejtësia

Burg për 3 ushtarakët ‘e drogës’ në Zall Herr, efektivët mohojnë akuzat në gjykatë

Gazeta Si - Tre ushtarakët e arrestuar në Zall Herr të shtunën për kultivim kanabisi, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Gjatë seancës gjyqësore, ata nuk kanë pranuar autorësinë e veprës penale. Sipas burimeve, ushtarakët kanë theksuar se 140 hektarë tokë është e pamundur për t’u kontrolluar e gjitha.

Mbrojtja pretendoi se pa akt ekspertimi ata nuk mund të akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Po ashtu, kanë pretenduar se kanë "lajmëruar eprorët e tyre për territorin e thyer dhe për pamundësinë për ta kontrolluar"

Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;  Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda, 45 vjeç, akuzohen për shpërdorim detyre.

Ata u arrestuan pas një operacioni të policisë ku u asgjesuan 125 rrënjë kanabis, ndërsa 4 ushtarakë të tjerë janë proceduar penalisht në lidhje me këtë ngjarje.

Pas zbulimit të parcelës me kanabis, për herë të parë në një repart ushtarak, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi pezullimin nga ushtria të personave të përfshirë.

Ndërsa ministri i Brendshëm Taulant Balla përgëzoi operacionin e policisë, duke premtuar goditje të tjera kundër kultivimit të kanabisit në ditët e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë