Futboll

Bukmejkërsat e bëjnë të kryer, talenti holandez është i Juventusit

Merkatoja e dimrit është në fazën më të nxehtë të saj. Klubet e mëdha në Europë janë në konkurrencë të fortë për të siguruar lojtarët që u duhen për objektivat sezonalë dhe gara më interesante është për talentet e Ajaksit, De Ligt dhe De Jong.

Për mbrojtësin e qendrës, Mathijs De Ligt, i cili fitoi çmimin “Lojtari i ri më i mirë”, është në garë gjysma e Europës. Bëhet fjalë për një lojtar të kompletuar dhe me shumë personalitet, pavarësisht moshës së tij të re. Barcelona, Bajerni dhe Juventusi e ndjekin prej kohësh dhe duket se janë italianët ata që do të kenë fatin ta kenë në skuadër. Drejtuesit e Juventusit duan të mbyllin sa më parë marrëveshjen, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për momentin. Ata që garantojnë për mbylljen e këtij transferimi në favor të Juventusit janë bukmejkërsat anglezë.

Në kuotat e publikuara prej tyre sa i takon ekipit që do të ketë shërbimet e mbrojtësit holandez, ajo më e ulëta është e Juventusit. Transferimi i De Ligt te bardhezinjtë kuotohet me koeficientin 3.3, kalimi i mundshëm i këtij futbollisti te Barcelona kuotohet me koeficientin 4.50 dhe kalimi i mundshëm te Bajerni i Mynihut me koeficientin 13.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë