Makina

“Bugatti” prezanton makinën më të shtrenjtë në botë

Makina më e shtrenjtë e prodhuar ndonjëherë është shitur. Bugatti "La Voiture Noire", e ndërtuar për të shënuar përvjetorin e 110-të automobilave, shitet për 11 milionë euro (12.5 milionë dollarë) pasi debutoi të martën në garën ndërkombëtare të automobilave të Gjenevës në Zvicër. Pas taksave, çmimi përfundimtar i shitjes arrin në 16.7 milionë euro, ose 18.9 milionë dollarë.

Me fuqinë e motorit rreth 20 herë më të fuqishëm se një Ford Fiesta. Ferdinand Piech, nipi i themeluesit të Porsche, mendohet të jetë blerësi. Z.Piech është ish-shefi ekzekutiv i Volksëagen, i cili zotëron Bugatin. Megjithatë, Bugatti deklaron se blerësi ishte thjesht “një adhurues i markës”, e cila është një nga markat më të çmuara të industrisë motorike

Presidenti i Bugatti Stephan Winkelmann tha se ‘’La Voiture Noire’’ (Makina e Zezë) kombinonte “teknologjinë e jashtëzakonshme, estetikën dhe luksin ekstrem”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë