Futboll

Bufon mendon lamtumirën, Juventus i bën gati një post drejtuesi

Me një histori të lavdishme prej më shumë se dy dekadash, Xhanluixhi Bufon po mendon t’i jap fund futbollit të luajtur. Portieri Italian që sezonin e shkuar u largua nga Juventus në drejtim të Parisit te PSG, duket se nuk dëshiron të zbresë më në fushën e lojës. Sipas medieve italiane dështimi edhe këtë herë për të ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve i ka hequr dëshirën dhe motivimin për të mbrojtur portën siç ka bërë deri më tani.

https://www.youtube.com/watch?v=TFcsizjbe8E

Gardiani italian ka kontratë me PSG deri në fundin e këtij sezoni dhe gjatë javës së ardhshme do të ketë një takim mes agjentit Martina dhe drejtuesve të PSG. Në këtë takim dypalësh pritet të shikohet vullneti i të dyja palëve dhe më pas të vendoset nëse Bufon do të zbresë në fushën e lojës dhe në moshën 41-vjeçare. Në rast se nuk do të arrihet gjuha e përbashkët për të rinovuar me PSG, Bufon do t’i jap lamtumirën futbollit të luajtur, pasi nuk dëshiron të provojë një aventurë të re në një klub të ri. Për klubin francez nëse Bufon vendos të “varë këpucët në gozhdë” paraqiten dy alternativa për të mbrojtur portën vitin e ardhshëm, Areola dhe spanjolli David De Gea.

https://youtu.be/OKxa5ZYeNdI

Nga ana tjetër Juventus ka gati një pistë alternativë, duke parë këto lajme që vijnë nga Parisi. Klubi torinez po mendon t’i propozojë Bufon një post të rëndësishëm në drejtim e ekipit. Nuk specifikohet se cili do të jetë pozicioni që do të mbulojë Bufon, por historia e Juventus ka treguar se për legjendat e skuadrës rezervon poste shumë të rëndësishme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë