Futboll

Bufon flet hapur: Juventusi humbi ADN-në e skuadrës në kohën e Kristiano Ronaldos

Në fund të janarit mbush 44 vjeç, por për të varur “këpucët në gozhdë” as që do t’ia dijë. Xhanluixhi Bufon, portieri i Parmës, sheh në horizonte të reja, gati për një tjetër sfidë në anën tjetër të botës.

"Do të më pëlqente të luaja në Meksikë, ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", - ka thënë portieri legjendar italian. I pyetur për sekretin e jetëgjatësisë sportive, ai është përgjigjur: “Ndoshta fakti që nuk kam fituar ende Ligën e Kampionëve mban gjallë agonizmin tim”. Bufon më parë ka pasur oferta nga Amerika, por zgjodhi të shkonte në Paris, në kërkim të trofeut të Championsit.

Xhanluixhi Bufon. Gazeta Si, 24 dhjetor 2021

"Nëse do ta kisha fituar, - ka thënë Bufon për “TUDN”, kanal amerikan në gjuhën spanjolle, - do të isha tërhequr, sepse nuk do të kisha më asnjë objektiv për të arritur”. E vështirë ta bëjë këtë gjë me Parmën, apo duke u transferuar në Meksikë.

Portieri ka folur edhe për Juventusin, duke prekur krizën bardhezi: "Kur u ktheva nga PSG-ja, kam kaluar dy sezone bashkë me Kristiano Ronaldon. Kemi punuar shumë mirë bashkë, por besoj se Juventusi kishte humbur ADN-në e skuadrës. Në 2017-ën shkuam deri në finale, sepse grupi ishte i fortë dhe i bashkuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë