Media Galeri

Buenos Aires në festë/ Mijëra tifozë pushtojnë rrugët pas fitores së Argjentinës

Buenos Aires u kthye në një festë gjigante pas kualifikimit të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës. Mijëra tifozë dolën në rrugët e kryeqytetit për të festuar fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale dhe arritjen në finalen e dytë radhazi të Botërorit, si edhe të tretën në 12 vitet e fundit.

Në vendin ku Lionel Messi është idhulli i padiskutueshëm, festimet morën përmasa të jashtëzakonshme ku Obelisku i famshëm i Buenos Aires u mbush me mijëra flamuj bardheblu dhe tifozë që këndonin pa pushim.

Boritë e makinave dhe fishekzjarrët shoqëruan festimet deri në orët e para të mëngjesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë