Menaxhim

BSH: Pjesa më e madhe e politikës monetare është zbatuar. 75% e kredive preken nga rritja e normës

Nga Gazeta 'SI' - Drejtori i departamentit të Politikave Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli tha për Gazetasi.al se BSH ka zbatuar pjesën më të madhe të normalizimit të politikës monetare, referuar rritjes disa herë të normës bazë të interesit.

Themeli tha se është e paqartë deri në cilin nivel mund të shkojë rritja e normës, për shkak të paqartësive në treg, por ajo do të jetë pranë nivelit ekuilibër, sipas kohës.

Sipas tij, pritet një rënie e ritmit të kredimarrjes për banesa si pasojë e interesave të rritur, por efekti nuk ka qenë i madh sepse vetë bankat janë ende të interesuara për ta ofruar kredi.

Sipas përfaqësuesve të tjerë të këtij departamenti, rritje e normës së interesit prek në mënyrë direkte 75% të kredive, ndonëse asnjëra “nuk shpëton”. Kjo masë do të sjellë indeksim të këstit të shlyerjes së një kredie, sipas rritjes që bëhet nga BSH. Lidhur me të, paraqitet një tjetër risk, ai i zgjerimit të kredive të këqija.

Themeli tha se rritja e inflacionit dhe interesave ul aftësinë paguese të individëve dhe bizneseve, por kjo nuk do të ndodhë në masë, pasi ecuria ekonomike parashikohet pozitive në muajt në vijim.

Në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë 2023, tregohet se inflacioni do të ketë kulmin në fundvit dhe muajt e parë të vitit të ardhshëm e më pas, do të nisë rënia me të njëjtën shpejtësi që u rrit.

Inflacioni i importuar ishte në nivelet e 60% dhe presionet inflacioniste vendase po rriten.

Mbi kursin e këmbimit, kreu i Politikave Monetare tha se euro “u kryqëzua” në tregjet e brendshme sepse oferta e saj vazhdon të jetë më e lartë se kërkesa, por edhe për shkak të përmirësimit të deficitit tregtar, investimeve të huaja dhe remitancave.

Raporti parashikon një rritje ekonomike me 2.5% për Shqipërinë në tremujorin e parë 2023 dhe stanjacion ekonomik për Eurozonën, pra 0% rritje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë