Menaxhim

BSH, ndryshime të rëndësishme në rregullore: Do të kufizohet numri i kredive për individ. Ndryshon ligji për bankat

Nga Gazeta 'SI' - Banka e Shqipërisë do të bëjë ndryshime thelbësore në kuadrin ligjor dhe rregullativ të saj, përballë një mjedisi të luhatur financiar

Vetë institucioni ka njoftuar se po rishikon të ligjin për bankat, në bashëkpunim me Bankën Botërore, për ta përputhur atë me kërkesat e Bashkimit Europian dhe se ligji i ri do të jetë gati në vitin 2025.  

Më tej, përfaqësues të Bankës tregojnë se në shtator do të jetë gati drafti më i rëndësishëm, ai i mbrojtjes së konsumatorit nga subjektet financiare dhe nga bankat.

Një kërkesë kjo e Kuvendit të Shqipërisë, nxitur nga zbulimi i një skeme gjigande mashtrimi me mikrokreditë, pak kohë më parë.

BSH shpjegoi se rregullorja do të reduktojë ndjeshëm dhënien e kredive dhe do të ulë bazën e klientëve. Drafti do të ulë numrin e kredive që mund të marrë një individ, duke e mbrojtur atë dhe subjektin nga mospagesa. Po ashtu, kreu i Mbikëqyrjes shtoi se do të ketë një filtrim të segmenteve të popullsisë që do t’u miratohet kredia, nga aspekti i drejtësisë, shëndetit mendor, nivelit të të ardhurave etj.

Në vazhdën e ndryshimeve rregullative, ekspertët e bankës theksojnë se një krah për Bankën duhet të bëhet edhe Kuvendi, duke miratuar në ligje, rregulloret e BSH-së, që efekti i tyre të jetë edhe më i fortë.

Duke komentuar skandalin e mikrokredive me MCA dhe Final, përfaqësues të Bankës thanë se ende nuk është vendosur likuidatori nga Gjykata dhe ministria e Drejtësisë dhe se ekziston një mundësi, që të kalojë në pronësi të Agjencisë së Pronave të Sekuestruara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë