Ekonomi

BSH: Inflacioni u amortizua nga zhvlerësimi i euros. Inflacioni i importuar, në rritje

Nga Gazeta 'SI' - Inflacioni i ardhur nga jashtë është rritur në fund të 2023shit, pas disa muajve rënie graduale. Inflacioni i importuar thotë Banka e Shqipërisë, ka ndikuar me 28% në inflacionin e vendit, kjo për shkak të të shpejtimit të rritjes së çmimeve të huaja. Gjithsesi, BSH thekson se zhvlerësimi i kursit të këmbimit e ka amortizuar disi këtë lloj inflacioni, duke u reflektuar me rritje më të vogël në Shqipëri.

Pjesa më e madhe e inflacionit vazhdon të jetë i brendshëm.

Gjatë të njëjtës periudhë, pritjet për inflacionin nga bizneset dhe konsumatorët janë rritur.

Pritjet e bizneseve për inflacionin pas një viti janë 6.0%, rreth 0.2 p.p më lart se një tremujor më parë. Pritjet e konsumatorëve janë 11.2%, rreth 0.8 p.p më lart se tremujori i tretë. Agjentët financiarë presin që inflacioni pas një viti të jetë 3.8%, pas dy vitesh 3.5% dhe pas tre vitesh 3.3%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë