Kosova

Bruksel, mblidhet grupi i punës Kosovë-Serbi për targat

Nis takimi i grupit të ekspertëve për çështjen e targave

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak njoftoi se ka filluar takimi mes ekipeve të ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në këtë takim po flitet për targat e makinave, ashtu siç ishte planifikuar më 30 shtator.

“Këtë mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve në takimin e parë të Grupit Punues për targat e veturave, siç jemi pajtuar më 30 shtator. Grupi që u kryesua nga këshilltarët e mi do të takohet në baza të rregullta. Unë besoj që ata do të prezantojnë gjetjet konkrete për gjashtë muaj”, shkroi Lajçak në Tëitter.

Zëdhënësi i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano, njoftoi të mërkurën për takimin

Para takimit, drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, është shprehur se do të diskutohet gjithçka e nevojshme për funksionimin e këtij grupi

“Ne po fillojmë me takimin e parë në të cilin do të diskutohet gjithçka që është e nevojshme për funksionimin e Grupit Punues, i cili është i nevojshëm për të arritur te një propozim për zgjidhjen që më vonë duhet të miratohet në nivelin e lartë” .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë