Kombetarja

Broja mohon publikisht përplasjen me Silvinjon: Gënjeshtër, respekt për trajnerin!

Gazeta Si – Pas një postimi të parë, ku uronte Shqipërinë për kualifikimin në Euro 2024, Armando Broja ka bërë sot një tjetër postim për të sqaruar publikisht situatën e tij në raport me trajnerin Silvinjo. E gjitha kjo për shkak të fjalëve për një përplasje mes tyre.

Broja e quan gjithçka një gënjeshtër të plotë dhe thekson se ka respekt për trajnerin. Ai shkruan se është njeriu më i lumtur për Shqipërinë, të cilën e do me zemër.

Broja feston një gol me Kombëtaren. Gazeta Si, 19 nentor 2023

“Përshëndetje. I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon, duke thënë se nuk më intereson ekipi kombëtar dhe se unë dhe trajneri jemi konfliktuar, është gënjeshtër e plotë. Unë e dua Kombëtaren me gjithë zemër.

Isha shumë i mërzitur që m’u desh të humbisja 1 vit të Kombëtares, për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë dhe trajneri kemi një marrëdhënie shumë të mirë, ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin.

Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë, teksa kualifikohet në Europianin e Gjermanisë. Kam shumë respekt për gjithë lojtarët dhe stafin, por edhe trajnerin në Shqipëri. Ai nuk më zgjodhi mua, jo sepse marrëdhënia jonë u prish, por sepse u lëndova e nuk isha në formë.

Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga dëmtimi i fundit. Inshallah me fitore nesër. Me respekt, Armando Broja". Ky është postimi i plotë i sulmuesit kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë