Futboll

Broja luan në fitoren ndaj Evertonit, sulmuesi ka besimin e Tuhel

Gazeta Si – Armando Broja është lakuar shumë në merkato deri tani, por fakt është se ai tani për tani është pjesë e Çelsit. Madje, trajneri Tuhel e ka në konsideratë dhe për këtë i ‘dhuroi’ 15 minuta në fitoren 0-1 ndaj Evertonit.

Momenti kur Broja u fut në fushë. Gazeta Si, 6 gusht 2022

Sulmuesi kuqezi e nisi nga stoli ndeshjen hapëse të kampionatit për Çelsin. Londinezët kaluan në avantazh me penalltinë e Zhorzhinjos në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, për të freskuar skuadrën, trajneri Tomas Tuhel hodhi në fushë edhe Brojën. Ishte minuta e 75-të, kur lojtari i Kombëtares shqiptare zurin vendin e gjermanit Kai Havertz.

Në kohën shtesë Broja iu afrua golit, por u ndal nga portieri Pikford. Gjithsesi, për lojtarin kuqezi ishte pozitiv aktivizimi në këtë ndeshje. Një sinjal ky për qëndrimin përfundimtar te Çelsi, por merkatoja nuk është mbyllur dhe gjithçka mund të ndodhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë