Ne rrjet

Britania s’ka një krizë refugjatësh, kështu që e krijoi një të tillë

Alfonso Cuaron në filmin e tij ‘’Children of Men’’ në vitin 2006 paraqet një autoritet qeveritar ekstremisht nacionalist që dërgon emigrantët në kampe internimi të shkatërruara. 

Mesa duket kryeministri i Anglisë Boris Johnson dhe Sekretari Priti Patel e kanë parë këtë film dhe po e rikrijojnë në jetën reale.

Lufta e shëmtuar e Mbretërisë së Bashkuar me emigrantët ka nisur që para Brexit kur nisën varkat e para të shfaqeshin në brigjet angleze. Si një shtet që kërkon të rikrijojë emrin si një fuqi ndërkombëtare pas daljes nga BE, sjellja ksenofobe me emigrantët  është idiotësi dhe një qëndrim autoritar.

Shtatorin e shkuar, kur një nga kampet e refugjatëve në Greqi mori flakë, vendet e Europës vunë në diskutim nëse duhet ndaluar zhvendosja e këtyre njerëzve nëpër vende me të shkuar ushtarake. Një muaj më vonë ndodhi e njëjta gjë dhe në disa baraka në Britani ku ishin strehuar refugjatë. Në janar të vitit 2020 shumë nga refugjatët e strehuar nëpër kampe rezultonin pozitiv me Covid-19 dhe ministri i Emigracionit i fajësoi duke thënë se ato nuk kanë mbajtur distancën sociale. Ndërkohë vetë emigrantët pranojnë se kanë hapësira fizike shumë të limituara duke penguar respektimin e masave antiCovid dhe kanë inkubuar vetë virusin aty brenda.

Në vitin 2020 më shumë se 8.000 njerëz u futën ilegalisht në Britani, një numër shumë i madh në krahasim me vitin 2018 ku numëroheshin vetëm 300 vetë. Hyrja fshehurazi nëpër tragete apo mjete të tjera udhëtimi u bë e pamundur për shkak të ndalimit të lëvizjes nga pandemia. Mjetet  e ujit qenë e vetmja zgjidhje. Mbërritjet e emigrantëve pranë brigjeve të Dover ushqyen më shume histerinë e qeverisë dhe i dhaë më shumë lajme mediave.

Mediat raportonin se qeveria po mendonte të lëvizte anijet në kanalin anglez dhe do të vendosnin makineri që krijojnë dallgë për të goditur varkat e refugjatëve ose të paktën për t’i larguar deri në bregun e Atlantikut jugor.

Angelzet sugjeruan të dërgojnë këto azilkërkues në disa baraka me siguri të lartë në  Napier, qytet periferik në Zelandën e Re.  Një vendim drakonian dhe politika johumane që thjesht u shtojnë vuajtjet akoma më shumë. Azilkërkuesit as nuk mund të zgjedhin as destinacionin  e ty.

Qeveria e Johnson duket se po kënaqet me përplasjet e herë pas herëshme me civilët lidhur më cështjen e  emigrantëve. Në shtator deklaratat ksenofobike të Patel ku dënonte aktivistët, shkaktuan një sulm në një nga zyrat ligjore të emigracionit në vend. Personi që i sulmoi mbantë një thikë dhe një literaturë të ekstremit të djathtë. Grupet vullnetare nëpër kampë detyrohen të nënshkruajnë një akt sekret ku nuk duhet të tregojnë asgjë se çfarë ndodh në kamp, jashtë mureve të kampit. Së fundmi, një gazetar u arrestua në shtëpinë  e tij sepse mbuloi një protestë të minoriteteve nëpër kampet.

Qeveria angleze mund të përballet me një gjyq pasi po shkel të drejtat themelore të njeriu. Në kampet ku janë përqëndruar refugjatët ka patur vizita nga inspektorë të sigurimit dhe disa njerëz janë marrë dhe janë dërguar nëëpr hotele. Një skenë plotësisht groteske, e panevojshme dhe dukshëm një propagandë.  

Nuk ka krizë refughatës në Britani. Gjatë vitit 2020 në britani aplikuan 32.000 të huaj për azil, ndërkohë që në Francë apo Gjermani numri i aplikantëve është tre ose katërfish më i lartë.

Qeveria është shprehur së do të stabilizojnë një numër modest azilkërkuesish, nga rajonet problematike apo në luftë dhe jo nga vendet qe e kanë prekur Europën. Kjo strategji sipas tyre do të shërbejë si një faktor atraktimi, por duhet zgjedhur një rrugë, një qeveri nuk mund të ecë binarisht.

Të dënosh njerëz të dalë nga një regjim diktatorial apo nga varfëria nuk është ajo cfarë supozohet të bëjë një shtet post-Brexit. Më vonë gjatë këtij viti Britania do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në BE me shtetet në G7, por si mund të flasë për moralin dhe autoritetin një vend që po shkatërron kampet e refugjatëve, po vret avokatët dhe të vendosë refugjatët në depo mallrash.

Burimi: The foreign policy


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë