Shendet

Britania e Madhe fillon vaksinimin nëpër shkolla të fëmijëve 12-15 vjeç

Në Britaninë e Madhe raportohet se vaksinat ndaj COVID19 po shpërndahen për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, numri i të cilëve llogaritet rreth 3 milion.

Programi pritet të zbatohet kryesisht brenda shkollave. Ndërkohë disa udhëzime specifike janë shpërndarë nëpër drejtoritë e shkollave për të kontaktuar policinë nëse ata kanë informacione që mund të mbahen protesta jashtë ambienteve ku zhvillohet mësimi.

Vaksinimi tek kjo moshë pritet të fillojë edhe në Skoci. Ka filluar gjithashtu procesi në Uells ku vaksinimi do të kryhet në qendrat e vaksinimit masiv dhe disa mjedise shkollore.

Ndërsa në Irlandën Veriore, pritet që ky proces (për fëmijët 12-15 vjeç) të fillojë nga muaji tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë