Mark Fitzpatrick është shpallur fituesi i çmimeve të fotografive më komike të kafshëve të egra 2020.
Konkursi, i themeluar nga fotografët profesionalë Paul Joynson-Hicks dhe Tom Sullam është një konkurs global ku fotografët marrin pjesë me fotografi që iu kanë bërë kafshëve të ndryshme por me kushtin që të jetë komike, qesharake dhe të arrijë të fitojë zemrën e publikut dhe jurisë.
Fotografia fituese është shkrepur kur fotografi Australian po notonte pranë ishullit Lady Elliot në Queensland, Australi dhe para i doli një breshkë aspak miqësore dhe deri diku e bezdisur me praninë e tij ku dhe nuk hezitoi ta tregonte pakënaqësinë e saj.
Në konkurs morën pjesë dhe 44 fotografë të tjerë dhe këtu keni disa nga fotografitë më qesharake të kafshëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.