Fotografja Aimee Jan është shpallur fituese për konkursin “Fotografia e Vitit” për oqeanet dhe botën ujore, me anë të imazhit të një breshke të madhe e rrethuar nga shumë peshq të vegjël, në zonën Ningaloo në Australinë Perëndimore. Konkursi, i drejtuar nga revista “Oceanographic”, ka si qellim të tregojë bukuritë dhe kërcënimet e oqeaneve.
Vendin e dytë e mori fotografi Henley Spiers me një fotografi të zogjve të detit teksa zhyten në ishujt Shetland në Skoci.
Vendi i tretë i shkoi fotografit Matty Smith për imazhin e një breshkë të porsalindur që shëtiste në det për herë të parë./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







