Arredim

Brenda shtëpisë së Jennifer Lopez

 Ajo është një nga këngëtarët më të suksesshme në botë.

Jennifer Lopezz nuk vetëm njihet si një ndër artistet që ka ndezur skenat botërore për vite me radhë, ajo gjithashtu ka shkëlqyer edhe në fushën e kinematografisë.

 Sot nuk do të flasim për karrierën e saj artistike, projektet, të ardhurat, apo paraqitjet e saj në publik për të cilat ajo gjithmonë komentohet, por për shtëpinë e saj mega luksoze , aty ku si duket J.Lo paska ditur të investojë.

 Shtëpia, apo më mirë të themi resorti sepse banesa e Lopez nuk ka asgjë më pak se një resort gjigand në të cilin pushojnë qindra vetë, kap një vlerë prej 17 milion dollarë.

Në gjithë hapësirën e saj gjen 13 banjo, një teatër gjigand, një palestër, një palestër kërcimi, një dhomë-garderobë, studio regjistrimi, si dhe një sallon gjigand bukurie. Sigurisht që shtëpisë nuk  mund t’i mungojë edhe pishina gjigande, në pjesën e jashtme të shtëpisë. 

Për të parë ambiente përrallore të shtëpisë së këngëtares hidhni një sy galerisë më poshtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë