Katar 2022

Brazilit s’i ndahet fati i keq, Gabriel Jesus dhe Teles mbyllin Botërorin

Gazeta Si – Brazili vazhdon të goditet nga dëmtimet. Ka përfunduar Botërori për Gabriel Jesus dhe Aleks Teles, sulmuesin dhe mbrojtësin e krahut të majtë. Të dy dolën para kohe nga ndeshja me Kamerunin, ndërsa analizat e sotme kanë sjellë lajme të këqija për trajnerin Tite.

Të dy këta lojtarë kanë dëmtuar gjurin e djathtë. Sulmuesi i Arsenalit duhet të qëndrojë jashtë një muaj, ndërsa dëmtimi i mbrojtësit të Seviljes është më serioz, ai rrezikon operacionin. Me Gabriel Jesus dhe Teles shkon në 5 numri i lojtarëve të dëmtuar te Brazili, pas Nejmarit, Danilos dhe Aleks Sandros.

Teles kryen nje nderhyrje gjate ndeshjes me Kamerunin. Gazeta Si, 3 dhjetor 2022

Më shumë se humbja me Kamerunin, te Seleçao shqetësojnë dëmtimet. Gabriel Jesus dhe Teles e kanë mbyllur Botërorin, Nejmar mbetet në dyshim të fortë, por Tite mund të buzëqeshë për rikuperimin e Danilos.

Ndaj Koresë së Jugut pritet të jetë gati edhe Aleks Sandro, i cili është i vetmi mbrojtës i majtë që mbetet në skuadër, pas dëmtimit të Teles. "Për Nejmar dhe Aleks Sandro, - ka thënë doktori Rodrigo Lasmar, - dua të them se do të shohim si do të reagojnë kur ata të fillojnë të stërviten me topin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë