Politike

Braverman telefonon Ballën: Të intensifikojmë marrëdhëniet për qëllimet e përbashkëta

Gazeta Si – Sekretarja e shtetit për çështjet e brendshme për qeverinë në Britaninë e Madhe, Suella Braverman, me anë të një postimi në Tuiter ka bërë me dije se ka apsur një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Ballën.

Ajo shkruan në postimin e saj se gjatë bisedës është rënë dakord që të intensifikohen marrëdhëniet e punës për të arritur qëllimet e përbashkëta, mes tyre trajtimin e migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“E kënaqur të flas me ministrin e ri shqiptar të Brendshëm, Taulant Balla, e përgëzoj për rolin e ri. Ne ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, - shkruan Braverman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë