Sociale

Brataj: Është arritur 40% imunizimi i tufës, ka ulje të kërkesës për tamponë

Vendi ynë ka arritur rreth 40% të imunizimit të tufës dhe ndërkohë pritet që nga java në javë të ketë lirim të mëtejshëm të masave.
Lajmi është bërë i ditur nga Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Në një intervistë për mediet, Brataj cilësoi gjithashtu se deri tani janë garantuar mbi 50% e dozave që duhen.
"Deri tani kemi arritur 35-40% të imunizimit të tufës. Asnjë vend nuk është i mbrojtur nëse nuk vaksinohet e gjithë bota. 50% e njerëzve e kalojnë COVID pa simptoma", tha Brataj.

Kreu i Urgjencës theksoi gjithashtu se ka pasur ulje të kërkesës për tampone.
Më pas ai shpjegoi se gradualisht do të ketë lirim të masave, por aktualisht për shkak të fushatës elektorale do të qëndrojmë në këto masa që janë për të mos rrezikuar.
"Duke filluar nga java në javë mund të ketë lirim të mëtejshëm të masave. Janë disa masa. Të gjitha masat sidomos shkollat. U bë viti i 2, pothuajse skanë bërë leksion asnjë ditë. Ishin  grupi që vinin për herë të parë. Nuk është tradicionale kjo mësimëdhënie. E dimë mirë që nga kinematë teatrot stadiumet, sjanë vetëm restoranti dhe bari që kërkojnë lehtësim. Në këtë moment që u liruan masat janë zgjedhjet dhe nuk mund të rrezikojmë më tej", shtoi Brataj.
Përsa i përket sezonit turistik Brataj shpjegoi se gjatë asaj periudhe virusi dobësohet dhe kështu ulet edhe virulenca


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë