Politike

Braçe i kërkon llogari qeverisë, thërret në interpelancë ministrin Karakaçi, Lamallari dhe Demo

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka shprehur ambiciet e tij për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, ka kërkuar përballje me disa përfaqësues të qeverisë.

Pas interpelancës me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, ai ka kërkuar në interpelancë edhe tre ministra të tjerë. Konkretisht, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ai e ka thirrur për të kërkuar llogari mbi gjendjen dhe funksionimin e përpunimit të ujërave të zeza në Tiranë.

Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, e ka kërkuar për të diskutuar mbi funksionimin dhe gatishmërinë e sistemit zjarrfikës në kryeqytet.

Ndërsa ministrin e Pushtetit Vendor, Ervin Demo, e ka thirrur për çështjen e trajtimit të kafshëve të shoqërimit dhe atyre të braktisura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Braçe është shfaqur gjithmonë si një zë opozitar brenda mazhorancës, ku ka shprehur publikisht rezervat e tij. Pak ditë më parë, ai kritikoi në rrjetet sociale një takim të kryeministrit Edi Rama në njësinë 5, pa prezencën e Braçes, i cili është deputet i zonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë