Gazeta Si – Ndryshimi i madh që FIFA ka dashur t’i japë këtij Botërori është gjithmonë e më evident. Katar 2022 është Botërori më i gjatë në histori, nuk ka asnjë dyshim. Dy orë e 25 minuta shtesë janë akorduar zyrtarisht (në realitet kanë qenë më shumë) në 3 ditët e para të ndeshjeve në grup.
Dhe ky është një sinjal i qartë i vendimit të FIFA-s për të “evituar ndeshjet me kohë efektive 42/43 minuta”, siç ka shpjeguar Kolina pak ditë më parë. Me këtë rregull të ri duhet të mësohen të gjithë, nga lojtarët te tifozët.

Kishte nga ata që u mërzitën për 8 minuta shtesë të Spanjë-Kosta Rika, pasi iberikët po fitonin 7-0.
“Duam të theksojmë festimin e një goli. Është një moment gëzimi për një skuadër, për tjetrën jo. Por kjo festë mund të zgjasë 1 minutë ose 1 minutë e gjysmë. Nëse bëhen 2-3 gola në një pjesë, humbasin 3, 4, 5 minuta vetëm për festën dhe kjo kohë duhet kompensuar", - ka thënë Kolina.
Ndeshjet dhe shtesat e tyre
Katar-Ekuador 10 minuta shtesë
Angli-Iran 24
Senegal-Holandë 11
SHBA-Uells 13
Argjentina-Arabi Saudite 14
Danimarkë-Tunizi 10
Meksikë-Poloni 9
Francë-Australi 13
Marok-Kroaci 8
Gjermani-Japoni 11
Spanjë-Kosta Rika 13
Belgjikë-Kanada 10
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.