Kombetarja

Botërori “Katar 2022”, Shqipëria mëson vazon

FIFA ka përcaktuar zyrtarisht edhe vazot për zonën europiane për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Shqipëria është vendosur në vazon e katërt së bashku me Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu.

Kosova është vendosur në vazon e pestë së bashku Armeni, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra.

Në shortin që do të më 7 dhjetor në Zyrih nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria dhe Kosova të përfundojnë në të njëjtin grup. Kuqezinjtë pritet të kenë të paktën dy kundërshtarë të lehtë, nga vazo e pestë dhe e gjashtë, në këto të fundit ku janë vendosur përfaqësuese si Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino.

VAZO 1: Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda

VAZO 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania

VAZO 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda

VAZO 4: Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu

VAZO 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra

VAZO 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë