Atletike

Botërori i atletikës ul siparin, dominon Amerika me 33 medalje

Gazeta si - Botërori i atletikës Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mbyllur në shenjën e të zotëve të shtëpisë. SHBA-të dominojnë në tabelën e medaljeve, me 33 medalje në total, 13 të arta, 9 argjendi dhe 11 bronzi.

Dy medalje më shumë se rekordi i Gjermanisë, që në 1987-ën në Romë e mbylli me 31 medalje, para Etiopisë dhe Xhamajkës.

Tabela e medaljeve. Gazeta Si, 26 korrik 2022

Amerika ka një dominim të jashtëzakonshëm edhe në klasifikimin e pikëve. Me 328 pikë ka vendosur një tjetër rekord. Ndiqet nga Xhamajka me 110 pikë dhe Etiopia 106 pikë.

Ditën e fundit të garave të Botërorit pati një rizgjim të Euroëps, që fitoi 5 nga 9 titjt në lojë.

Botërori i atletikës ishte i veçantë edhe për atleten tonë, Luiza Gega. Ajo u rendit në vend të 5-të në garën e 3000 metrave me pengesa, duke vendosur një rekord kombëtar. Ishte arritja më e madhe në nivel botëror për sportisten tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë