Kombetarja

Botërori 2023/ Zbardhet kalendari për vajzat kuqezi, e nisin me Kosovën

Shqipëria në futboll për femra ka rënë në Grupin F të kualifikueseve për Botërorin e 2023-shit, që do të zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Kosova, Polonia, Norvegjia, Belgjika dhe Armenia. Tashmë është zbardhur edhe kalendari i këtyre kualifikueseve, që nisin në muajin shtator.

Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Armir Grima, e luajnë në shtëpi ndeshjen e parë, ku do të presin Kosovën. Një mundësi e mirë për një start me fitore. Më pas Kombëtarja jonë shkon në Belgjikë, ndërsa ndeshja e fundit eliminatore është ndaj Norvegjisë në transfertë.

Kualifikueset e Botërorit “Australi–Zelandë e Re 2023”
16/09/2021 Shqipëri–Kosovë
21/09/2021 Belgjikë-Shqipëri
21/10/2021 Shqipëri–Armeni
26/10/2021 Poloni–Shqipëri
25/11/2021 Shqipëri–Norvegji
30/11/2021 Kosovë–Shqipëri
07/04/2022 Shqipëri–Belgjikë
12/04/2022 Armeni–Shqipëri
01/09/2022 Shqipëri–Poloni
06/09/2022 Norvegji–Shqipëri


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë