Media Galeri

Bosi mafioz italian zbulohet i fshehur në një bunker

Policia italiane ka arrestuar bosin Cosimo Damiano Gallace, 60 vjeç, i cili ishte në kërkim prej një viti, pasi duhet të vuajë 14 vjet burg me akuzën e themelimit dhe pjesëmarrjes në organizatë mafioze.

I ndaluari, i cili dyshohet të jetë drejtuesi i organizatës “Ndrina”, ishte fshehur në Isca, pranë brigjeve të Detin Jon, në një ndërtesë brenda një kompanie prodhimi betoni dhe u gjet i fshehur në një bunker të ndërtuar pas një muri të modifikuar të një dhome gjumi.

Dera, në vendin e fshehjes, e lidhur me një pajisje mekanike, mund të hapej vetëm duke kthyer njërin nga çelësat në një varëse muri.

Gjatë kontrollit, u gjet një karrocë me 35 mijë euro para cash, një tabletë, nëntë telefona celularë, dy prej të cilëve u dëmtuan nga Gallace para se të zbuloheshin, karta sim të ndryshme që nuk ishin aktivë dhe hard disku i sistemit të mbikëqyrjes video, i lidhur me një monitor pranë televizorit në dhomën e ngrënies për të vëzhguar zonën jashtë shtëpisë 24 orë në ditë, e cila ishte e pajisur gjithashtu me një sistem alarm dhe një qen të madh roje.

Gallace, bosi i “Ndrina”-s, së Guardavalles, një degë e organizatave në Anzio dhe Nettuno (Romë), në Lombardi, Piemonte dhe Toskanë, ishte në kërkim nga policia nga 25 nëntori 2020 pas dënimit me 14 vjet burg për “organizatë të tipit mafioz” dhe “organizatë që synon trafikimin e paligjshëm të drogës”. Përveç akuzave të shumta, Gallace, ka vuajtur më shumë se njëzet vjet burg që nga fillimi i viteve 1990.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë