Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shumë vende me nivel të lartë të borxhit publik, u ndikuan edhe më shumë nga pandemia dhe masat anticovid. Borxhi publik dhe privat u rrit globalisht me 9 trilion dollarë duke arritur në 129 trilion dollarë.
FMN-ja tregon se sa më i lartë të jetë borxhi i një vendi aq më e ulët është mundësia për të reaguar ndaj Covid-19.
Mesatarisht niveli i borxhit shkoi në 226% dhe u ndikua më së shumti nga ekonomia e tregut të vendeve jashtë Europës. Në vendet të pazhvilluara ekonomikisht borxhi privat ishte më i lartë.
Shumë vende "përfituan’’ nga niveli i lartë i borxhit pasi bankat qëndrore kanë ruajtur politikat e nivelit të ulët të interesave si pasojë e inflacionit të ulët.
Krizat financiare të së kaluarës kanë treguar se është rrezik nëse borxhi publik apo privat paralelizohet me PBB-në dhe momentalisht ekonomia botërore po cënohet. Rritja e qarkullimit të parasë po ashtu, mund të përbëjë rrezik.
Familjet apo bizneset me paqëndrueshmëri ekonomike apo me borxhe private mund të ndikojnë në një falimentim të shkallës së lartë duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë me anë të financimit të sektorëve të prekur apo garanci të huave.
Në një situatë ku shumë shtete kanë rritje të borxhit publik, rritja e borxhit privat nuk lë hapësirë për manovrim dhe rikuperim në mes të një pandemie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.