Kosova

Borrell për Marrëveshjen e Ohrit: Plani i BE të zbatohet, çdo refuzim është i kotë

Në Bruksel, sot dhe nesër(23-24 mars) zhvillohet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian, nga i cili do të shprehet mbështetje edhe për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe do t'u bëhet thirrje të dyja palëve që të zbatojnë këtë marrëveshje.

Temat kryesore të samitit do të jenë Ukraina, forcimi i ekonomisë evropiane, energjia, emigracioni dhe forcimi i eurozonës.

Por, liderëve të BE-së pritet t'u raportojë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane tha para fillimit të samitit se Kosova dhe Serbia duhet të fokusohen në zbatimin e asaj që është rënë dakord.

“Do t’i informoj liderët për takimin dhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Më lejoni që të them se çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje atë marrëveshje do të jetë e kotë. Marrëveshja është arritur. Ajo duhet të zbatohet dhe nuk ka hapësirë për të parë dhe zgjedhur.

Ashtu siç është, duhet që e gjitha të zbatohet, pra të gjitha pikat pa asnjë përjashtim. Ne do të ndjekim nga afër se kush po e zbaton dhe kush jo. Do t’i këshilloja ata që të mos drejtojnë gishtin nga asnjëra palë, por të bëjnë punën e tyre”, tha Borrell.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë