Kosova

Arrestimet në veri dhe marshimi FSK, Borrell: Jam i alarmuar! (Reagon dhe Beogradi)

Aksioni më i fundit i policisë së Kosovës në Mitrovicë të një serbi të dyshuar për përplasjet e forta të 29 majit në Zveçan me trupat KFOR ka sjell reagimin e ashpër të shefit të diplomacisë evropian, Jozef Borrell.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, shkruan Borrell në rrjetet sociale.

Trupat ushtarake të Kosovës kanë qenë duke kryer stërvitje të programuar në Mitrovicën e Jugut, por kjo ka alarmuar edhe Beogradin.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviç, tha më 23 qershor se i ka kërkuar misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.

“Ne kërkojmë që të ndërmerren masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe dhe të drejtën e tyre për mbijetesë. Kjo është lutja jonë për njësitë e KFOR-it dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe Metohi”, tha Mojsilloviç.

Ai theksoi se e ka ushtrinë në gatishmëri dhe po pret urdhrin e komandantin suprem, pra të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë