Treg

Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 190 lekë/litër! 

Nga Gazeta ‘Si’- Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ndryshime në çmimet e karburanteve në Shqipëri.

Sipas vendimit të datës 6 qershor 2026, çmimi i naftës është ulur me 2 lekë për litër, ndërsa benzina është rritur.

Me vendimin e ri, çmimet e shitjes me pakicë dhe shumicë përcaktohen si më poshtë:

Nafta (gazoil) do të shitet jo më shumë se 190 lekë/litër me pakicë dhe 178 lekë/litër me shumicë.

Benzina do të shitet jo më shumë se 173 lekë/litër me pakicë dhe 161 lekë/litër me shumicë.

Çmimet e reja hynë në fuqi sot në orën 14:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet një tjetër rishikim i mundshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë