Nga Gazeta ‘SI’ – Në mbledhjen e fundit Bordi i Transparencës në datë 20 Maj 2026, vendosi të ulë çmimin e naftës me 5 lekë për litër.
Prej orës 13:00, nafta do të tregohet me 197 lekë për litër, 5 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit.
Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 182 lekë/litër, 2 lekë më pak se vendimi i fundit i bordit.
Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, rrezikohet pezullimi i aktivitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje