Treg

Bordi rrit me 4 lekë çmimin e naftës, do të shitet me 202 lekë/litri!

Nga Gazeta ‘Si’- Bordi i Transparencës caktoi çmimet e reja të karburantit në Shqipëri.

Prej orës 13:00, nafta do të tregohet me 202 lekë për litër, 4 lekë më shumë se mbledhja e fundit e bordit.

Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 188 lekë/litër, 3 lekë më shumë se vendimi i fundit i bordit.

Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë