Treg

Bordi rrit çmimin e naftës dhe benzinës

Nga Gazeta Si- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme çmimet e karburanteve, duke rritur çmimin e naftës dhe benzinës. Nafta rritet me 4 lekë ndërsa benzina me 3 lekë.

Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 182  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë