Nga Gazeta ‘SI’ – Në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte, më 17 prill 2026, Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen e nënprodukteve të naftës në vend.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 210 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë nuk do të kalojë 198 lekë për litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është caktuar në 176 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 164 lekë për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi menjëherë, duke nisur nga sot, në orën 16:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut.
Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë me përpikëri këtë vendim. Në rast shkeljesh, paralajmërohet se do të merren masa të rrepta, deri në pezullimin e aktivitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje