Kombetarja

Bonus për Shqipërinë, Hungaria do të luajë pa tifozë ndaj kuqezinjve

FIFA ka vendosur që Hungaria të luajë pa tifozë në ndeshjen e radhës kualifikuese të Botërorit të Katarit. Dhe ndeshja e radhës në shtëpi për Hungarinë është ajo me Shqipërinë, që do të ketë kështu një bonus, pasi stadiumi do të jetë i boshatisur dhe do të jetë si një ndeshje në fushë asnjanëse.

Kjo masë për Hungarinë është marrë për shkak të sulmeve raciste nga ana e tifozëve të saj kundër futbollistëve të Anglisë në Budapest. Po ashtu, Federata Hungareze e Futbollit ka marrë edhe një gjobë prej 200.000 frangash zvicerane për këtë ngjarje.

Moment nga sjellja e tifozeve hungareze ndaj Anglise. Gazeta Si, 21 shtator 2021

Hungarezët rrezikojnë gjithashtu të luajnë edhe një tjetër ndeshje pa tifozë, sipas vendimit të FIFA-s, nëse në të ardhmen përsëriten episodet raciste. Hungaria do ta ndeshet me Shqipërinë më 9 tetor dhe kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për Grupin I të kualifikueseve. Ndeshjen në Elbasan e fituan kuqezinjtë, me rezultatin 1-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë